MAQEDONI - Rreth 60 kg lëndë narkotike janë kapur sot nga policia kufitare perëndimore në Maqedoni. Sipas mediave në Maqedoni, sasia e bllokuar është e llojit marijuanë.
Sipas informacioneve të para, lënda narkotike është tentuar të futet në mënyrë të paligjshme në kufirin e gjelbër me çanta, nga një grup shtetasish shqiptarë që e kalonin kufirin në mënyrë të fshehtë dhe të paligjshme.
Siç raporton 'Alsat', mësohet se një pjesë e grupit është arrestuar ndërkohë që vazhdon ndjekja e personave të tjerë, të cilët mendohet se janë të përfshirë në këtë rast.
Operacioni është në vijim e sipër nga Qendra e Policisë Kufitare në Perëndim.Të dhënat flasin për një trafik të mirëfilltë droge, ndërkohë që ende nuk janë zbuluar emrat e trafikantëve. E panjohur për momentin është edhe destinacioni i lëndës narkotike që vinte nga Shqipëria. /Alsat/