Policia greke ka prangosur sot një 32-vjeçar shqiptar, pasi në kufirin e gjelbër mes Shqipërisë dhe Greqisë ka tentuar që të trafikojë 19 kilogram lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.

Siç raportojnë mediat greke, shqiptari u ndoq fillimisht, por nuk u arrit që të kapej me motor, në zonën e Janinës, ndërkohë që më vonë efektivët e policies greke e arrestuan në Agia Anargiro, Arte.

Pas kapjes së 32-vjeçarit, identiteti it ë cilit ende nuk bëhet i ditur, bashkëpunëtori i tij, pasagjeri i motorit, nuk është arrestuar ende, pasi arriti që t’i ikte policisë me vrap.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)