SHKODËR-Një person është arrestuar nga policia, pasi po tentonte që të trafikonte drejt Malit të Zi rreth 15 kg kanabis. I arrestuari është Genc Nikshiqi 37 vjeç, banues në lagjen “Kongresi i Përmetit” Shkodër.
Ai u kap në doganën e Muriqanit, pasi kishte fshehur në mjetin tip Benz Furgon, me targa AA591RT 24 pako lëndë narkotike kanabis, ku pas peshimit rezultoi me peshë 15.5 kg.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë” parashikuar nga neni 283/a/22 i Kodit Penal.
Komento