Po trafikonte sirianë e palestinezë në Mal të Zi, arrestohet në Han të Hotit shkodrani

Po trafikonte sirianë e palestinezë në Mal të Zi, arrestohet në Han të Hotit shkodrani

Klandestinë nga Lindja e Mesme

Një 46-vjeçar nga qyteti i Shkodrës ka rënë në prangat e policisë në pikën e kalimit kufitar me Malin e Zi, Han i Hotit, pasi është kapur duke ndihmuar kalimin e kufirit të 4 palestinezëve dhe dy sirianëve. 

I arrestuari është Agostin Vuçinaj, 46 vjeç, banues në lagjen “Tom Kola”, Shkodër. Ai po transportonte palestinezët dhe sirianët me automjetin e tij  “Mercedes Benz”, me targe AA 396 PI. 

Njoftimi i Policisë: 

Tenton të kaloj shtetas të huaj jashtë kufirit të R. Sh. arrestohet nga policia kufitare

Me datë 30.04.2018, nga sherbimet e Kufitare GOL të SPKM Hani i Hotit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Agostin Vuçinaj, 46 vjeç, banues në lagjen “Tom Kola”, Shkodër. 

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi me datë 30.04.2018 është kapur nga Rojet Kufitare në rrugën automobilistike Bajzë - Hani i Hotit, në vendin e quajtur Vukpalaj duke transportuar 6 shtetas të vendeve të treta, me automjetn e tip “Mercedes Benz”, me targe AA 396 PI, ku ka rezultuar se ishin 4 shtetas palestinez, dhe 2 shtetas Sirianë. 

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Dhenia Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin