Policia e Gjirokastrës ka arrestuar këtë të shtunë në kufi dy persona, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar drogë me çanta në kufirin me shtetin fqinj.
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në pranga janë vënë shtetasit Theodhori Lici dhe Armando Armaci. Mësohet se Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit kanë realizuar operacionin e arrestimit të dy personave të cilët u kapën duke transportuar një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa.
Njoftimi i plotë i policisë:
Nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me FNSH e Fierit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Th.L, dhe A.A, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.