Po transportonin emigrantë të paligjshëm, dy të arrestuar në Korçë! Një tjetër shpallet në kërkim

Po transportonin emigrantë të paligjshëm, dy të arrestuar në Korçë! Një tjetër shpallet në kërkim

Foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mësohet se në kuadër të operacionit të koduar ‘Perimetri’, 23-vjeçari F.A., u kap në aksin rrugor Bilisht-Korçë, duke transportuar me mjetin tip "Benz", dy emigrantë të paligjshëm.

Për të njëjtën akuzë është shpallur në kërkim një 26-vjeçar me inicialet E.K., pasi dyshohet se po transportonte pesë emigrantë të paligjshëm. Ndërsa në pranga ka përfunduar shoku i tij me inicialet A.J., pasi ndihmoi E.K., që t’i shpangej kapjes nga policia ndërsa fshehu dhe mjetin tip ‘Benz’.

Njoftimi i Policisë
Vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër për vepra të ndryshme penale. Në vijim të operacionit policor të koduar "Perimetri", për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", të shtetasit F. A., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, duke transportuar me mjetin tip "Benz", dy emigrantë të paligjshëm.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë shpalljen në kërkim për veprat penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. K., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Pogradec-Tiranë, ky shtetas është konstatuar me mjetin tip "Benz" me të cilin dyshohet se po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

Në vijim të veprimeve hetimore, nga strukturat e lartpërmendura u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit" i shtetasit A. J., 26 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, pasi ky shtetas ka ndihmuar shtetasin E. K., që t'i shmangej kapjes nga ana e policisë dhe gjithashtu të fshihte mjetin tip "Benz", i cili më pas u gjet i braktisur në fshatin Hudënisht dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po vijon puna për kapjen e shtetasit në kërkim E. K. dhe identifikimin e vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time

U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time