SHKODËR- Dy persona janë arrestuar pasi u kapën në flagrancë duke transportuar në mënyrë të paligjshme 9 shtetas algjerianë me destinacion Malin e Zi dhe pastaj vendet e BE-së.
Në pranga kanë rënë A. A., 30 vjeç dhe F. H., 45 vjeç. Burime zyrtare bëjnë me dije se dy personat u arrestuan në afërsi të PKK Hani i Hotit dhe u kapën teksa me mjetet e tyre po transportonin 9 shtetas të huaj algjerianë dhe tunizianë.
Mbi ta rëndon akuza për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve“.
Njoftimi i Policisë
Shkodër/ Parandalohet dhe goditet një tjetër tentativë për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Operacion nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Arrestohen në flagrancë dy persona, për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, të cilët transportonin 9 shtetas algjerianë.
Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për parandalimin dhe goditjen e tentativës për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, pas një pune të mirorganizuar u arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. A., 30 vjeç, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe;
F. H., 45 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe;
Arrestimi i tyre u bë, pasi në afërsi të PKK Hani i Hotit u kapën teksa me mjetet e tyre po transportonin 9 shtetas të huaj algjerianë dhe tunizianë, me destinacion Malin e Zi dhe pastaj vendet e BE-së. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve“.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Shkurt, 08:49
A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?
-
Po
36.9%
-
Jo
56.5%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 2811
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Misteri në Shkodër/ Ndërron jetë 3-vjeçari, në gjendje të rëndë motra 7 vjeç! Dyshohet helmim, por spitali nuk ka laborator toksikologjik
24 Shkurt, 16:19
-
U qëllua me plumb në kokë nga partneri, nëna e 3 fëmijëve ndërron jetë pas 6 ditësh në spitalin e Shkodrës! Manaj nuk pranonte ndarjen
24 Shkurt, 10:00
-
Magjia e karnavaleve në Shkodër tërheq qindra vizitorë nga e gjithë Shqipëria e Mali i Zi! Paradë me maska veneciane dhe kostume shumëngjyrëshe! Report Tv sjell PAMJET
23 Shkurt, 11:38
-
Karnavalet e Shkodrës, spektakël ngjyrash dhe dritash në ‘Paradën e karrove”! Beci: Vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe ngjyra feste si askund tjetër (VIDEO)
22 Shkurt, 20:34
-
Shkodër/ Pas sherrit me pronarin mori kallashnikovin dhe shkoi përsëri në lokal, arrestohet 54-vjeçari (EMRI)
22 Shkurt, 14:47
-
Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit: Ata që ua premtuan, dinë me rrejt! Punime edhe në argjinaturën e lumit Seman
22 Shkurt, 11:30
-
SKEDA/ Saga e hakmarrjes së përgjakshme Bajri-Lici që nga 2018! Si nisi me një moto-bombë, 12 vrarë dhe 2 të zhdukur në shtatë vite
21 Shkurt, 16:07
-
SKEDA/ Safet Bajri, dosje voluminoze dhe seri krimesh të dyshuara, por me dënime të pakta! Një nga krerët e grupit, Belgjika e dënoi 2 herë
21 Shkurt, 15:39
-
RENEA arreston Safet Bajrin, masë sigurie edhe për krahun e djathtë, Astmer Bilali e kushëririn Behar Bajri! SPAK: Ekzekutuan Fatbardh Licin në 2018, morën hak për vrasjen e ish-policit Bërçana (VIDEO)
21 Shkurt, 12:46
-
Thomas Brdaric para AF Elbasanit: Ndeshja e fundit 'më vret', i lumtur për Balajn
20 Shkurt, 11:37
-
Traditë, ngjyra dhe argëtim, Shkodra fantastike ju pret për Karnavale! Aty do të gjeni dhe gatimet tradicionale të Mrizit të Zanave
20 Shkurt, 11:13
-
Berat/ Përzienin produkte të dëmshme dhe i shisnin si vaj ulliri, në kërkim burrë e grua, sekuestrohen 300 litra përzierje lëndësh
20 Shkurt, 10:55