Dy të rinj janë vënë në pranga nga Policia Shkodër, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës, 3 emigrantë nga India që synonin të kalonin kufirin.

Në pranga kanë rënë Rigers Dekaj , 21 vjeç, banues në fshatin Golem, i cili ishte drejtues i mjetit me të cilin po transportoheshin emigrantët dhe Agustin Gjeta, 25 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, pasagjer në automjetin e ndaluar.

Dy të rinjtë u kapën më afërsi të rrethrrotullimit të fshatit Dobër, teksa transportonin me një automjeti tip "Volkswagen", 3 emigrantë nga India.

Automjeti u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, së bashku me 150 euro të dyshuara të përfituara nga transportimi.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.