Po transportonte 100 kg kanabis me policin grek në Igumenicë, shqiptari: Jam informator, mendova se po merrja pjesë në operacion policor

Po transportonte 100 kg kanabis me policin grek në Igumenicë, shqiptari: Jam informator, mendova se po merrja pjesë në operacion policor

Droga, mjeti i përplasur dhe shqiptari Arben Murto

GREQI- Shqiptari Arben Murto dhe polici që u kapën duke transportuar 100 kg kanabis me makinën e policisë në Igumenicë, janë lënë në burg. Ata kanë dalë ditën e djeshme, 20 mars, para Gjykatës, ku janë njohur me masën arrest me burg.

Droga u kap në automjetin e sektorit të anti-drogës së Igumenicës, të drejtuar nga polici 41-vjeçar Kostantinos Nakos dhe 41-vjeçari shqiptar nga fshati Shalës i Konipolit, Arben Murto.

Para trupës gjykuese, Murto është shprehur se besonte se po merrte pjesë në një operacion zyrtar të policisë, raporton TCH. Ai ka deklaruar se me Konstantino Nakon ka pasur bashkëpunim nga e kaluara dhe sipas tij në të kaluarën janë identifikuar sasi të mëdha droge dhe trafikantët e saj. Sipas Murtos, ai besonte se të premten e kaluar po merrte pjesë në një operacion të ligjshëm policor për lokalizimin dhe sekuestrimin e sasisë së drogës.

Oficeri i policisë Konstantino Nakos, para Gjykatës ka pretenduar se është përdorues kokaine dhe madje prej kohësh. Kjo varësi e çoi atë në transportin e veçantë të një sasie të madhe kokaine. Bazuar në të njëjtat informacione, ai ka kërkuar ekspertizë për të vërtetuar përdorimin e kokainës që pretendon, raporton TCH.

Policia arrestoi edhe oficerin Dimitrio Oikonomou, i cili është lënë në masën detyrim paraqitjeje “garanci pasurore” 8000 euro dhe “ndalim dalje jashtë vendit”. 50-vjeçari ishte duke patrulluar dhe para gjykatës ka thënë se nuk kishte dijeni për sasinë e drogës dhe lëvizjet e kolegut.

Natën që ata ndanë një shërbim, ai i tha se do të largohej për pak kohë për një punë personale. Ai nuk dyshoi për ndonjë gjë të çuditshme dhe kjo ka qenë arsyeja që ka lënë edhe armën e shërbimit brenda automjetit. Madje ai pretendoi gjithashtu se Nako u largua nga lokali pas një debati verbal me klientë të tjerë aty.

Droga u zbulua më 15 mars, ndërsa shqiptari dhe polici, që u lanë në burg, nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar, por u kapën pasi u përplasën me 3 automjete të parkuara. Pas kontrollit brenda mjetit zyrtar u gjetën 19 pako kanabis i papërpunuar me peshë totale 102 kilogram e 670 gram.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Festat e fundvitit/ Fluks në portin e Vlorës, 1015 passgjerë erdhën sot në mëngjes

Festat e fundvitit/ Fluks në portin e Vlorës, 1015 passgjerë erdhën sot në mëngjes