ELBASAN- Policia ka vënë në pranga një 22-vjeçar që u kap në flagrancë duke transportuar 13 shtetas të huaj nga vendet e treta.
Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Bradashesh, Elbasan, u kap nga policia 22 vjeçari me iniciale A. D. duke transportuar me një mjet të marrë me qira, 13 shtetas sirianë, për të kaluar kufirin, me destinacion vendet e BE-së.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti dhe dy aparate celular.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.