Edmond Nezaj, 45-vjeç banues në Tiranë është arrestuar nga policia në Gjirokastër pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

45-vjeçari u ndalua në  aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Agjencia", duke transportuar me automjetin tip "Benz", 3 emigrantë nga vendet MENA, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.