Agalliu përsërit kushtet e PD për bashkim, i 'mbyll derën' Rithemelimit: Kush mbështet SPAK dhe luftën ndaj korrupsionit të vijë me ne

Pavarësisht përpjekjeve, bashkimi i opozitës duket i pamundur. Në “Studio Live” në Report TV, sekretari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Arbi Agalliu, tha se PD vijon të jetë e e hapur për kolegë që luftojnë korrupsionin, mbështesin SPAK dhe kanë marrëdhënie me aleatët strategjikë si SHBA dhe Britania e Madhe.

“Kolegët nuk përjashtojnë bashkëpunim me kolegë që kanë qëndrime dhe parime të njëjta me ne. Parimet janë vlera reale të demokracisë, lufta ndaj korrupsionit dhe në mënyrë të veçantë mbështetja ndaj SPAK, mbështetja te aleatët e SHBA dhe të Britanisë së Madhe.

Të gjithë ata që kanë këto parime dera e opozitës është e hapur. Nga ana tjetër mbështesin dhe godasin individë të caktuar. Godasin SPAK në mënyrën më brutale të mundshme. SPAK është i vetmi institucion që ka mbështetje të madhe dhe është investim i SHBA së bashku me ndërkombëtarët. Ndaj ne jemi  të hapur për këdo subjekt apo individ që mbështet luftën ndaj korrupsionit, SPAK... Bashkimet nuk janë mekanike. Të distancohen nga subjekte apo individë që kanë në shpatulla ngarkesë jo në koherencë me PD”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Agalliu: Reforma Zgjedhore mund të bëhet me presion të ndërkombëtarëve! Rama nuk e do se i 'rrëzon' skemën e vjedhjes së votave


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës