Po transportonte 30 emigrantë drejt Malit të Zi dhe tentoi të korruptonte policët, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

SHKODËR- Një 21-vjeçar është arrestuar pasi po transportonte 30 emigrantë drejt Malit të Zi. Në pranga ka rënë Ardit Bami i cili tentoi t’i transportonte emigrantët përmes një kamionçine kundrejt fitim.

Bami u ndalua për kontroll në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit dhe për t’i shpëtuar kontrollit të policisë ka tentuar të korruptojë efektivët e policisë duke iu ofruar një shumë parash.

Por kjo nuk e shpëtoi 21-vjeçarin dhe pas kontrollit rezultoi se ai po transportonte 30 emigrantë nga Bangladeshi.

Ndaj 21-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia