Po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy të rinj në Tiranë, njëri prej tyre i dënuar më parë për tentative vrasje

Po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy të rinj në Tiranë, njëri prej tyre i dënuar më parë për tentative vrasje

Foto ilustruese

Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi po transportonin 7 emigrantë të paligjshëm.

Policia njofton se në kuadër të operacionit ‘Cooperatin’, u arrestuan në flagrancë L. B., alias K. K., 34 vjeç dhe E. M., 30 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Vrasje mbetur në tentativë", të dy banues në Tiranë. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. D., 36 vjeç.

Shtetasit e mësipërm janë kapur nga shërbimet e policisë, në afërsi të një qendre tregtare, duke transportuar me një mjet fugon, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit monetar, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë u proçeduan penalisht dhe 7 shtetasit e huaj për veprën penale "Kalim i paligjshëm i kufirit".

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit”.- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë