Fatjon Gremi dhe Amarildo Xhafa janë arrestuar nga policia pas operacionit për sekuestrimin e lëndës narkotike të kultivuar në Fier. Pas ndjekjes së tyre nga policia, u sekuestruan 83 kg kanabis.
Ditën e sotme, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në një automjet tip "Ford" që po lëviste nga Bypass në drejtim të Fierit kishte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe janë vënë në ndjekje të tij.
Gjatë ndjekjes së automjetit tip "Ford" që dyshohej se kishte lëndë narkotike, forcat e Policisë janë penguar nga një tjetër automjet tip "Benz", që i siguronte rrugën automjetit tip "Ford", i cili ka rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë me manovrat e rrezikshme që kryente për t'i shpëtuar ndjekjes.
Në fshatin Zhavar, Fier, gjatë ndjekjes nga forcat e Policisë, automjeti tip "Ford" ka dalë nga rruga dhe drejtuesi i tij, Fatjon Gremi, 40 vjeç, banues në Fier, ka braktisur automjetin por falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, u kap në tokat e këtij fshati dhe u arrestua në flagrancë nga Policia për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" e kryer në bashkëpunim.
Gjatë operacionit u kap edhe drejtuesi i automjetit tip "Benz", Amarildo Xhafa, 31 vjeç, banues në Fier, i cili u arrestua për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" e kryer në bashkëpunim.
Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip "Ford", u gjetën dhe u sekuestruan 83 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 2 automjetet, tip "Ford" dhe "Benz" dhe 3 aparate celulare.
Në vijim të veprimeve hetimore, rezultoi se në këtë veprimtari kriminale është i përfshirë edhe pronari i automjetit tip "Benz", shtetasi S. L., 39 vjeç, banues në Baltëz, Fier, i cili u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" e kryer në bashkëpunim.
Lajmi kryesor: