Gjenden mbi 7000 rrënjë kanabis të mbjella në mes të arave me misër në Fier, pranë Semanit! Disa kilometra më tutje gjendet një makinë, 2 të arrestuar (FOTO+VIDEO)

Në Fier po e kultivojnë kanabisin bashkë më misrin. Kjo parcelë është zbuluar ditën e sotme në fshatin Mujalli, pranë shtratit të lumit Seman, ndërsa policia ka sekuestruar mbi 7000 rrënjë kanabis. Janë gjetur dhe 7 thasë kanabis i vjelë. Ende nuk dihet emri i pronarit të parcelës apo numri i saktë i bimëve narkotike të mbjella, ndërsa operacioni i policisë vazhdo prej disa orësh.

Burime për Report Tv kanë bërë me dije se  është gjetur edhe një mjet i braktisur, i cili dyshohet se është i mbushur me drogë. Forcat blu kanë vënë në pranga Fatjon Gremim dhe Amarildo Xhafën pasi tentonin të transportonin 83 kg kanabis.

Pas informacioneve të marra në rrugë policore se në një automjet tip "Ford" që po lëviste nga Bypass në drejtim të Fierit kishte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe u vunë në ndjekje të tij. Gjatë ndjekjes së automjetit tip "Ford" që dyshohej se kishte lëndë narkotike, forcat e Policisë janë penguar nga një tjetër automjet tip "Benz", që i siguronte rrugën automjetit tip "Ford", i cili ka rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë me manovrat e rrezikshme që kryente për t'i shpëtuar ndjekjes.

Në fshatin Zhavar, Fier, gjatë ndjekjes nga forcat e Policisë, automjeti tip "Ford" ka dalë nga rruga dhe drejtuesi i tij, Fatjon Gremi, 40 vjeç, banues në Fier, ka braktisur automjetin por falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, u kap në tokat e këtij fshati dhe u arrestua në flagrancë nga Policia për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" e kryer në bashkëpunim.

Pas rënies së makinës në kanal, mbërriti një karrotrec që bëri të mundur nxjerrjen e mjetit. Gjatë operacionit u kap edhe drejtuesi i automjetit tip "Benz", Amarildo Xhafa, 31 vjeç, banues në Fier, i cili u arrestua për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" e kryer në bashkëpunim.

Mendohet që dy ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia e Fierit.

Operacioni i policisë për sekuestrimin e kanabisit vjen një ditë pas aksionit për kapjen e gomones që kaloi nga brigjet e Vlorës dhe u ndoq për rreth 4 orë nga Guardia di Finanzia e policia shqiptare. Report Tv mëson se  sipas grupit hetimor gomonia kishte në të një sasi të madhe kanabisi. 

Kanabisi i zbuluar në mes të arave me misër në Fier

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:12
Po transportonte 83 kg kanabis me 'Ford', arrestohet autori! Në pranga edhe bashkëpunëtori që i bllokoi rrugën policisë gjatë ndjekjes

 

Fatjon Gremi dhe Amarildo Xhafa janë arrestuar nga policia pas operacionit për sekuestrimin e lëndës narkotike të kultivuar në Fier. Pas ndjekjes së tyre nga policia, u sekuestruan 83 kg kanabis.

Ditën e sotme, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në një automjet tip "Ford" që po lëviste nga Bypass në drejtim të Fierit kishte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Gjatë ndjekjes së automjetit tip "Ford" që dyshohej se kishte lëndë narkotike, forcat e Policisë janë penguar nga një tjetër automjet tip "Benz", që i siguronte rrugën automjetit tip "Ford", i cili ka rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë me manovrat e rrezikshme që kryente për t'i shpëtuar ndjekjes.

Në fshatin Zhavar, Fier, gjatë ndjekjes nga forcat e Policisë, automjeti tip "Ford" ka dalë nga rruga dhe drejtuesi i tij, Fatjon Gremi, 40 vjeç, banues në Fier, ka braktisur automjetin por falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, u kap në tokat e këtij fshati dhe u arrestua në flagrancë nga Policia për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" e kryer në bashkëpunim.

Gjatë operacionit u kap edhe drejtuesi i automjetit tip "Benz", Amarildo Xhafa, 31 vjeç, banues në Fier, i cili u arrestua për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" e kryer në bashkëpunim.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip "Ford", u gjetën dhe u sekuestruan 83 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 2 automjetet, tip "Ford" dhe "Benz" dhe 3 aparate celulare.

Në vijim të veprimeve hetimore, rezultoi se në këtë veprimtari kriminale është i përfshirë edhe pronari i automjetit tip "Benz", shtetasi S. L., 39 vjeç, banues në Baltëz, Fier, i cili u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" e kryer në bashkëpunim.

Ora 15:24
Fier, detaje nga zbulimi i parcelës në fshatin Mujalli, mes misrit ishin mbjellë mbi 7000 rrënjë kanabis

 

Burime për Report Tv kanë bërë me dije se në fshatin Mujalli në Fier ku u gjet parcela me drogë ishin mbjellë mbi 7000 rrënjë kanabis. Janë gjetur dhe 7 thasë kanabis i vjelë.

Ora 14:42
Vijon operacioni anti drogë në Fier, burime për Report Tv: Gjendet një makinë, dyshohet me kanabis

 

Është gjetur edhe një mjet i braktisur, i cili dyshohet se është i mbushur me drogë, në vijim të operacionit anti drogë në Fier. Mjeti është gjetur i braktisur pranë një kanali në fshatin Baltëz, dyshohet se ka lidhje me parcelën e gjetur me herët në Mujali.

Ndërkohe një tjetër automjet, që dyshohet se ka shkuar për të ndihmuar të parin është bllokuar në afërsi të kanalit.

M.Q./A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edmond (Koder Rreshen): 20/07/2022 20:06

    Ky shoferi i makines se Policise,sikur esht marr nga personazhi i dy Xhandareve ,tek filmi KONCERT NE 36,me Mirush Kabashin dhe Robert Ndreniken ! Makina ka ndaluar ne Oborrin e Komisariatit,dhe Sirena bie pa pushim ... ejj koleg,zgjohuni se erdhen banor te rinj .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta

Presidentja Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta