KUKËS- Një 33-vjeçar është arrestuar në Kukës pasi u konstatua duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Në pranga rënë Gentian Laçi, banues në Dibër.
Mësohet se 33-vjeçari po i transportonte dy emigrantët drejt Kosovës, ndërsa si desntinacion përfundimtar kishin vendet e BE-së. Ashtu siç është konstatuar edhe në raste të tjera të transportit të emigrantëve, 33-vjeçari iu kishte kërkuar atyre para për t’i kaluar nga kufiri.
“Ky shtetas u arrestua në flagrancë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur 'Ura e Drinit të Zi', duke transportuar me automjetin tip 'Volkswagen', 2 emigrantë të paligjshëm, për t'i kaluar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit të gjelbër, drejt Kosovës, kundrejt fitimit’, njofton policia.
![]()
Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.
Komente

