Tiranë/ Po transportonte me makinë 280 kubikë kanabisi, arrestohet shoferi me të shkuar kriminale, në kërkim bashkëpunëtori

Tiranë/ Po transportonte me makinë 280 kubikë kanabisi, arrestohet shoferi me të shkuar kriminale, në kërkim bashkëpunëtori

Të sekuestruara nga policia

Policia ka bllokuar një makinë që po transportonte kubikë të kultivuar me fara kanabis sativa, ndërsa është arrestuar drejtuesi i mjetit dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij. 

Gazetari Sokol Dema raporton se në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit Enkeled Domi, i cili po transportonte rreth 280 kubikë të kultivuar. Gjithashtu u shpall në kërkim Arsen Kotorri, i cili ishte pasagjer në mjet. Enkeled Domi rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja".

“Ndërsa drejtuesi i automjetit, shtetasi E. D. është kapur gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 30 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, si dhe shpallja në kërkim e shtetasit A. K., 29 vjeç“, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë: 

Policia Rrugore bllokon një automjet që transportonte kubikë të kultivuar me fara cannabis sativa. Vihet në pranga drejtuesi i mjetit, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Shërbimet e Policisë Rrugore Tiranë të vendosura në autostradë, për konstatimin e shkeljeve rrugore, nisur dhe nga dyshimet e krijuara mbi lëvizjet e dyshimta të një drejtuesi mjeti, i kanë dhënë atij shenjë për të ndaluar. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar dhe është munduar të devijojë nga rruga, por pas ndjekjes është bllokuar nga Policia Rrugore. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në bagazhin e këtij mjeti, kubikë të kultivuar me fara kanabisi.

Gjatë tentativës për t’iu shmangur shërbimeve të Policisë, pasagjeri është hedhur nga automjeti dhe ka mundur të largohet, por është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga Policia. Ndërsa drejtuesi i automjetit, shtetasi E. D. është kapur gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 30 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, si dhe shpallja në kërkim e shtetasit A. K., 29 vjeç.Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)