Po transportonte me 'Porche' emigrantë të paligjshëm, arrestohet 36-vjeçari në Berat

Po transportonte me 'Porche' emigrantë të paligjshëm, arrestohet 36-vjeçari në Berat

Foto ilustruese

BERAT- Një 36-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Çorodovë të Beratit, pasi u kap nga forcat e policisë duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm me mjet luksoz tip 'Porche'.

Burime zyrtare nga Policia Beratit bëjnë me dije se 36-vjeçari është identifikuar si Devis Xhaholli banues në Tiranë. Xhaholli po i transportonte emigrantët kundrejt parave ndërsa rezulton edhe më parë i dënuar.

Njoftimi i Policisë:

U kap duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, goditën një rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D.Xh., 36 vjeç, (i dënuar më parë), banues në Tiranë

Shërbimet e policisë kanë kapur në fshatin Orizaj, Çorovodë, shtetasin D. Xh., duke transportuar me mjetin tip "Porche", kundrejt pagesës, 7 emigrantë të paligjshëm, nga vendet e treta.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejsheme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja