Po udhëtonin me jet-ski, vriten me armë zjarri nga roja bregdetare dy turistë në brigjet e Algjerisë

Po udhëtonin me jet-ski, vriten me armë zjarri nga roja bregdetare dy turistë në brigjet e Algjerisë

Roja bregdetare në Algjeri ka qëlluar dy 2 turistë të cilët po pushonin në Marok. Turistët dyshohet se kishin humbur në ujërat algjeriane.

Të shtënat shkaktuan zemërim në Marok pasi një peshkatar postoi pamjet e një trupi të pajetë që notonte në det. Dy turistët e vrarë janë identifikuar me emrat: Bilal Kissin dhe Abdelali Merchouer. Ndërkohë, policia ka arrestuar një prej turistëve që po pushonin në Marok, ndërsa një tjetër ka arritur të largohet. Personi i arrestuar nga roja bregdetare algjeriane, i quajtur si Smail Snabe, thuhet se doli përpara Prokurorisë të mërkurën, por nuk u dhanë detaje.

Mohamed Kissi, i vetmi nga grupi prej katër vetash që u kthye në Marok, raporton agjencia e lajmeve AFP, duke cituar mediat marokene.

"Ne humbëm, por vazhduam derisa u gjendëm në Algjeri," tha Kissi, vëllai i të cilit Bilal u vra. Ai tha se grupit i kishte mbetur gjithashtu pa karburant.

"Ne e dinim se ishim në Algjeri sepse një gomone e zezë algjeriane erdhi drejt nesh" dhe ata në bord "qëlluan drejt nesh", tha ai.

“Falë Zotit nuk u godita, por ata vranë vëllanë dhe shokun tim”, shtoi ai.

Kissi mohoi se grupi kishte tentuar të arratisej kur u zbuluan nga roja bregdetare, duke u thënë mediave lokale se vëllai i tij kishte tentuar të fliste me zyrtarët përpara se të qëllohej.

“Më kanë arrestuar shokun tjetër. Pesë plumba kanë goditur vëllain dhe shokun tim. Shoku tjetër është goditur nga një plumb”.

Një zëdhënës i qeverisë marokene nuk pranoi të komentonte mbi të shtënat, duke i thënë AFP se ishte "një çështje e gjykatës". Nga ana tjetër nuk kishte asnjë koment nga Algjeria.

Të dy kombet kanë një histori të gjatë tensionesh, të lidhura me pretendimet e Marokut ndaj Saharasë Perëndimore.  Të dy kombet ndajnë një kufi rreth 2000 km (1242 milje) i gjatë i cili ka qenë një burim tensioni që nga pavarësia nga sundimi kolonial francez.

Ai u mbyll në vitin 1994 për arsye sigurie pasi militantët islamikë bombarduan një hotel në qytetin historik maroken të Marrakeshit, ndërsa Algjeria i ndërpreu marrëdhëniet dy vjet më parë. Ajo akuzoi Marokun për akte armiqësore.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja