Një tjetër rast i dhënies së ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit  është “goditur” në Lezhë, ku policia ka vënë në pranga një 28-vjeçar.

I riu është kapur duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm me një automjet tip “Toyota”, duke udhëtuar drejt Kosovës. E.Ç i kishte premtuar emigrantëve kalimin premtuar kalimin drejt vendeve të Bashkimit Evropian kundrejt pagesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë,  për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”


Lajmi kryesor:

Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 33-vjeçari në Elbasan! Në pranga edhe një tjetër me 8 klandestinë në makinë