Një automjet tip “Nisan Qashqai” është shkrumbuar nga flakët në Bypass-in e Fierit, në afërsi të spitalit memorial turk.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar përveç dëmeve të shumta materiale. Drejtuesi i mjetit udhëtonte drejt Vlorës. Dyshohet se zjarri ka qenë aksidental për shkak të një defekti teknik në mjet.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, për zbardhjen e plotë të rrethanave.