Një 38-vjeçare është vënë në pranga të policisë së Gjirokastrës, pasi është kapur duke transportuar kokainë në autobusin e linjës Berat-Athinë.
Në pikën kufitare të Kakavijës, policia ka ndaluar për kontroll në vijën e dytë pasagjerët e autobusit të linjës Berat-Athinë.
Gjatë kontrollit fizik ndaj 38-vjeçares Elira Varfi, policia ka gjetur 10 pakove me lëndë të dyshuar narkotike, në 8 prej të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike heroinë(me peshë totale 4 kg e 160 gramë), ndërsa 2 pako kishin lëndë të dyshuar narkotike kokainë (me peshë totale 780 gramë.)
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Elira Varfit, banuese në Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike".
Me sinjalizim se ska mundesi nuk do jet Hera e pare qe e ka bere...
Përgjigju