GREQI- Një aksident i rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në autostradën e Lamias në Greqi, ku viktimë ka mbetur një shtetas shqiptar.
Aksidenti ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit kur shqiptari ishte duke udhëtar me taksi për në Athinë së bashku me gruan dhe me foshnjën e tyre.
Sipas mediave greke, shqiptari ende i paidentifikuar, për arsyer që nuk dihen doli nga makina për një çast dhe përfundoi nën rrotat e një kamioni.
Komento