Tentativa e vjedhjes në shtëpinë e drejtorit të shkollës, arrestohet bashkëpunëtori! Elio Hila u dëmtua në vendin e ngjarjes, prangoset në një spital privat në Tiranë 

Tentativa e vjedhjes në shtëpinë e drejtorit të shkollës, arrestohet bashkëpunëtori! Elio Hila u dëmtua në vendin e ngjarjes, prangoset në një spital privat në Tiranë 

Shtëpia e drejtorit që u tentua të grabitej

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 22-vjeçar, të shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i tentativës së vjedhjes së banesës, të drejtori të shkollës së Zejmenit, Zef Therçaj. Në prangat e policisë ka rënë shtetasi Elio Hila, pasi nga verifikimet hetimore ka rezultuar se Elio Hila 22 vjeç, banues në Lezhë, është autori tjetër i tentativës së vjedhjes në banesën e shtetasit Zef Therçaj.

22-vjeçari dyshohet të ketë pësuar dëmtime, ditën e ngjarjes, gjatë kohës që është larguar nga banesa e shtetasit Zef Therçaj, ndërsa shoku Armand Zhejani kap nga banoret e zonës dhe ju dorëzua policisë. Nga veprimet hetimore, rezulton se shtetasi Elio Hila është paraqitur në Spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim, dhe ka pasi ka dyshuar që është vënë në dijeni Policia, është larguar, por falë veprimeve të shpejta nga shërbimet e Policisë është bërë i mundur ndalimi i tij pranë një spitali privat në Tiranë. Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale "Vjedhja, mbetur në tentativë", e kryer në bashkëpunim.

Si ndodhi ngjarja

Rreth orës 08:30 të datës 8 nëntor, dy persona, të armatosur u futën për të grabitur në një vilë tre katëshe, që ishte në pronësi të Zef Tehcaj, drejtor i shkollës së mesme në Zejmen, në momentin që ai ishte nisur për në punë dhe banesa ishte bosh. Por teksa kërkonin për para e sende të çmuara në banesë, grabitësit janë trembur nga sirena e një ambulance që kalon në rrugë, duke e ngatërruar me sirenë policie, duke u larguar pa marrë asgjë.

Ka qenë vetë drejtori i shkollës i cili ka parë nga kamerat e sigurisë që i kishte në celular se dy persona i ishin futur në shtëpi, ka njoftuar mësuesin e fizkulturës dhe rojën e shkollës dhe kanë shkuar menjëherë në shtëpi. Mësuesi i fizkulturës e ka ndjekur me vrap duke bërë të mundur kapjen e njërit prej autorëve, Armand Zhejani 23-vjeç, në ndihmë të së cilit kanë shkuar edhe banorët e fshatit. Ndërsa shoku i 23-vjeçarit, 22 vjeçari Elio Hila u arratis.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë