Kjo mund të kishte qenë një ditë vërtet tragjikë për dy reperët e njohur. Teksa po merreshin me xhirimet e një klipi, 50 Cent dhe Tekashi 69 u sulmuan nga 11 plumba.
“TMZ” raporton se një makinë është shfaqur gjatë xhirimeve dhe qëlloi të paktën 11 plumba. Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar nga sulmi. Gëzhojat e plumbave të gjetur në vendngjarje tregojnë se sulmuesi kishte përdorur një armë gjysmë-automike 9 mm. Ndërkohë policia vazhdon ende hetimet.
Komento