Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” ish-zyrtari i lartë u Sigurimit të Shtetit, njëherësh dhe njohës i mirë i shërbimeve inteligjente, Luan Pobrati flet për hapjen e dosjeve, të cilat duhet të fillojnë sëpari me ato të agjentëve shqiptarë në shërbim të zbulimeve të huaja, dhe më pas dhe të sekretarëve të byrove të PPSH në qendër e rrethe, institucione të rëndësishme si dhe të sekretarëve të rinisë.
Në të gjithë intervistën e tij, Pobrati bën thirrje që të bëhet kujdes në hapjen e dosjeve, duke i mëshuar fort faktit të mosdekonspirimit të atyre që kanë kontribuar në luftën ndaj zbulimeve të huaja.
Ai akuzon Berishën dhe Gazideden për tentativën e manipulimit të dosjeve kundër ‘mocionistëve’ që sot janë sërish në PD, si dhe për mosbesimin që ekzistonte ndaj Azem Hajdarit.
/Shqiptarja.com