UASHINGTON - Këshilltari i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, John Podesta, ka deklaruar të premten në një status në Twitter, pengun e tij më të madh të 2014: fakti që nuk mundi të siguronte dosjet që mbartnin të vërtetat lidhur me cështjet UFO.

Pasioni që këshilltari i Barak Obamës ka për fenomenet jashtëtokësore nuk është i panjohur, madje tema të tilla janë diskutuar shpesh nga ai.
“Mendoj se ka ardhur koha të hapim librin e pyetjeve që kanë mbetur në errësire, lidhur me hetimet e qeverisë rreth UFO – ve, - është shprehur ai në një konferencë të organizuar nga Koalicioni i Lirisë së Informacionit vite më pare.
“Duhet ta bëjmë, sepse është e drejtë, duhet ta bëjmë, sepse amerikanët mund ta përballojnë të vërtetën dhe duhet ta bëjmë, sepse kështu e kërkon ligji.”
Ndërkohë njerëzit janë të etur për informacione lidhur me jetën jashtë planetit Tokë dhe dëshmi e këtij fakti janë reagimet e pafundme që pasojnë aktivitetet e ndryshme jashtë planetit ku ne jetojmë.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com