Podgoricë,forcimi i vaksinimit,
mblidhen Ministrat e Europës Juglindore
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale Ogerta Manastirliu po merr pjesë në takimin e Ministrave të Shëndetësisë të Evropës Juglindore
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale Ogerta Manastirliu po merr pjesë në takimin e Ministrave të Shëndetësisë të Evropës Juglindore, i cili po zhvillohet në Podgoricë, organizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe fuqizimi i sistemit të vaksinimit në vendet e Evropës Juglindore është në qendër të takimit të drejtuesve të Shëndetësisë të 11 vendeve të Evropës Juglindore me drejtoren e OBSH-së për Europën, Suzsanna Jakab.
(Gjatë takimit të Ministrave të Shëndetësisë të Evropës Juglindore, i mbajtur në Podgoricë)“Shtrirja e programit të vaksinimit është në nivelin 97% në Shqipëri, duke arritur kriteret e përcaktuara bga OBSH. Megjithëse ky mbulim vaksinal është ndër më të lartët në Evropë, ne po punojmë për zgjerimin e programit të vaksinimit, me programin kombëtar që po ndërmarrim për kujdesin shëndetësor në komunitet, falë të cilit po vaksinohen kategori vulnerabël, si fëmijët e komunitetit rom”, tha Ministrja Manastirliu në takimin për vaksinimin që po zhvillohet në Podgoricë.
Sipas Ministres Manastirliu, nga rastet e fundit të shpërthimit të fruthit në vend, rezultojnë rreth 10 mijë të vaksinuar në nivel kombëtar, jashtë procesit rutinë.
“Ne garantojmë vaksinimin për 11 sëmundje të parandalueshme, por duhet të nxisim vaksinimin si një ndërhyrje me rëndësi në shëndetin publik, si një të mirë publike”, tha Manastirliu.
“
Vendet e Europës Juglindore kanë bërë punë të lavdërueshme për luftën ndaj sëmundjeve të parandalueshme përmes vaksinimit por duhet punuar ende për të arritur objektivat për eleminimin e fruth-rubeolës”, u shpreh Suzsanna Jakab, drejtore e OBSH-së për Europën.
Vendet e Evropës Juglindore u angazhuan të përafojnë programin e tyre të vaksinimit me Planin e Veprimit për Vaksinimin të Evropës 2015 – 2020.
e.gj/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4420
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
ISHP: 34 raste me fruth në Tiranë dhe Durrës, shumica prej tyre fëmijë të grupmoshës 5-9 vjeç
12 Mars, 16:00
-
Shokon OBSH: Më shumë se gjysma e botës do të preket nga sëmundja e fruthit
26 Shkurt, 14:54
-
Berat/ Mjekja thirrje të vaksinohen fëmijët nga fruthi! Prindërit mbeten skeptikë, frikë nga autizmi
9 Shkurt, 15:57
-
Shkodër, shfaqet rasti i parë me sëmundjen e fruthit: Një fëmijë 4 vjeç ishte vaksinuar me një dozë
8 Shkurt, 19:12
-
Fruthi, burime nga ISHP: 13 mijë fëmijë deri në moshën 5 vjeç të pavaksinuar në Tiranë
7 Shkurt, 11:19
-
Frika nga fruthi, prindërit ‘skeptikë’ vaksinojnë fëmijët! Mjekja në Kukës: Këtë javë u rrit interesi për vaksinën
2 Shkurt, 13:00
-
Frikë nga fruthi, prindërit po nxitojnë të vaksinojnë fëmijët! Shifrat u rriten me 50%
31 Janar, 17:30
-
Vaksina e fruthit shkakton autizëm? Mjeku Alimehmeti del garant: Shkenca e rrëzoi si tezë! Është virusi më ngjitës që njohim, të lodh më tepër se gripi
30 Janar, 19:02
-
Fruthi, 17 raste në vend! ISHP: Në rast nevoje, vaksinim edhe për fëmijët nën 1 vjeç
29 Janar, 15:22
-
Durrës/ 6 fëmijë të një shkolle preken nga fruthi! Burime nga ISHP: Nuk janë të vaksinuar
26 Janar, 12:59
-
Rriten rastet me fruth në Shqipëri, ISHP konfirmon 17 të infektuar
25 Janar, 16:33
-
Fruthi, Brataj: E nevojshme vaksina, përhapet shumë shpejt! Virozat dhe gripi? Drejtohuni te mjeku i familjes
25 Janar, 14:05