Podgoricë, Mesi në Konferencën Ballkanike: Drejt Samitit të BE-së

Podgoricë, Mesi në Konferencën Ballkanike: Drejt Samitit të BE-së

Zëvendëskryeministrja Senida Mesi

Konferenca, organizim i përbashkët i Partisë Socialiste Evropiane (PES), në bashkëpunim me Partinë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi dhe Partinë Socialiste të Shqipërisë.
Konferenca organizohet në 2 sesione të ndryshme: respektivisht, me 3 Prill në Podgoricë dhe 4 Prill në Tiranë. Marrin pjesë përfaqësues të lartë nga institucionet e Bashkimit Evropian (BE), përfaqësues të partive të majta nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nga organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Shqipëria meriton hapjen e negociatave me BE. Vendi ynë po ndërmerr reforma thelbësore, si ajo e reformës në drejtësi dhe reformës në administratën publike. Reformat, jo vetëm obligim për rrugëtimin tonë evropian, por detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë dhe brezave të ardhshëm. Nuk po kërkojmë një dhuratë nga BE - jemi të përkushtuar plotësisht në realizimin e reformave që kemi përpara dhe besojmë se kemi bërë progres të konsiderueshëm. Puna jonë nuk mbaron me hapjen e negociatave. Për më tepër, jemi të vetëdijshëm për ta vazhduar reformimin e thellë në të gjithë sektorët. Vendet e rajonit duhet të punojnë të gjithë bashkë për forcimin e lidhjeve në fusha të ndryshme si: infrastruktura, digjitalizimi dhe ndërlidhja mes njerëzve. Besoj fuqishëm se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë nga afër me BE-në në adresimin e sfidave të përbashkëta që shoqëritë tona po përballen si: migracioni, siguria, radikalizimi i të rinjve, rritja ekonomike dhe zhvillimet gjeopolitike.

Zëvendëskryeministrja Senida Mesi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë