Poezitë erotike të Rita Petros
marrin çmimin “Lumo Skëndo”

Poezitë erotike të Rita Petros<br />marrin çmimin “Lumo Skëndo”
Botimi me poezi erotike me titullin provokues “ Vrima” i shkrimtares Rita Petro është vlerësuar me çmimin kombëtar të bibliofilisë “Lumo Skëndo”. Ky çmim iu dha autores në një aktivitet për 95-vjetorin e Bibilotekës Kombëtare, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.
 
“Lumo Skëndo” është një çmim që e kanë marrë shkrimtarët më të njohur të vendit, si Ismail Kadare, Martin Çamaj apo arbëreshi Mateo Mandala me kriterin kryesor që libri fitues të përfaqësojë në një nivel të lartë kulturën dhe letërsinë shqiptare.

Vëllimi poetik i Rita Petros, përveçse me titull provokues, përmban poezi të forta erotike. Trofeu iu dorëzua Petros nga ministrja e Kulturës me motivacionin: “Botim elegant që harmonizon konçeptualen e imazhit dhe artin e poezisë me provokimin estetik duke pasuruar shijen bibliografike të leximit.”

Veta autorja Rita Petro, është shprehur se ndihet tepër e vlerësuar me këtë çmim. Kjo tregon, thote ajo se shijet e leximit kanë ndryshuar. “Kohë të reja na presin kundër skematizmit dhe moralit të rremë. Lum kush e jeton mendje hapur jetën dhe mjerë për ata që i kryqëzojnë të tjerët për mëkatet e veta që skanë guxim ‘t’i pranojnë. Ka disa njerez madje media qe i frikeson fjala PENIS dhe VAGINE..mua JO…bota e moderuar e kultures, ka qindra vjet qe lufton per te pastruar mendjet dhe trupat e frustruar nga pervesiteti mendor” ka thënë ajo në një postim të sajin në Facebook, pas marrjes së çmimit.

rita petro
 Për vitin 2013, çmimi i bibliofilisë “Lumo Skëndo iu dha botimit “Triologjia Albaniça” nga Arshi Pipa, me motivaçionin “si një botim që harmonizon vlera të çmuara intelektuale, estetike e bibliofilike, duke pasuruar me hijeshi e dije Bibliotekën Albanologjike”. 

Çmimi Kombëtar i Bibliofilisë “Lumo Skendo”, që nga viti 2013 i është besuar Bibliotekës Kombëtare. I akorduar për herë të parë në vitin 2006, është çmimi i vetëm që nxit dhe mbështet çilësinë estetike të botimeve shqiptare. Ky Çmim i shërben vlerësimit dhe stimulimit të botimeve me vlera të spikatura bibliofilike dhe intelektuale, nëpërmjet evokimit të personalitetit të kulturës dhe politikës shqiptare Lumo Skëndo (Mit’hat Frashëri), veçanërisht si themelues i bibliofilisë shqiptare.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin