Pogba e pranon publikisht: Kurrë nuk e kam pasur talentin e Mbappe, nuk mund ta krahasoj me veten

Pogba e pranon publikisht: Kurrë nuk e kam pasur talentin e Mbappe, nuk mund ta krahasoj me veten

Futbollisti francez, Paul Pogba

Paul Pogba ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij të skuadrës, Kylian Mbappe dhe pranon se 19-vjeçari ka më shumë talent se ai kur ishte në të njëjtën moshë. Mbappe shënoi dy gola ndaj ndeshjes me Argjentinën dhe ka përhapur frikë tek skuadrat e tjera duke e çuar skuadrën e tij në çerek finale. Pogba është shprehur në një deklaratë për shtyp pas ndeshjes se e ka mahnitur performanca e Mbappe i cili është 6 vite më i vogël se ai.

Kylian ka më shumë talent sesa unë, A po e shihni se çfarë po arrin ai në moshën e tij? Jo unë kurrë nuk e kam pasur talentin e tij në këtë moshë. Ai është shumë i shpejtë…kjo është arsye pse nuk mund ta krahasoj me veten.

Paul Pogba, futbollist francez

Në moshën e Mbappe, Pogba sapo kishte bërë kalimin e tij tek Juventusi dhe në moshën 20 vjeçare bëri debutimin e tij të parë në kombëtaren e Francës.

Futbollisti francez, Mbappe

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena