Pogba mohon largimin: Barça OK
por nuk do largohem nga Juventusi

Pogba mohon largimin: Barça OK<br />por nuk do largohem nga Juventusi
Pol Pogba ka vendosur që të sqarojë të ardhmen dhe zërat që e lidhin me Barcelonën para finales së madhe që do të zhvillohet në Berlin për kampionin e ri të Champions League. “Kurrë nuk kam thënë se finalja e Berlinit do të jetë ndeshja ime e fundit me Juven. Barcelona është skuadra që pëlqej.

Më pëlqen stili i lojës së tyre. Ata kanë sulmin më të mirë në botë, lojtarin më të mirë në botë dhe aktualisht janë ndoshta skuadra më e mirë në botë. Ne e dimë se nuk jemi favoritë, por kjo është finale. Do të japim gjithçka për të fituar”tha Pogba.

Pak ditë më parë mediat spanjolle spekuluan duke raportuar për një marrëveshje të firmosur mes palëve dhe se Pogba do të transferohet në janar ose verën e vitit të ardhshëm te Barcelona.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë