Një 55- vjeçar është arrestuar nga policia e Pogradecit pasi akuzohet se ka përdhunuar një 15- vjeçare. Në pranga ka rënë Ligor. B. nga zona e Velçanit në Pogradec, pasi e mitura ka kallëzuar në Polici se është përdhunuar prej tij dhe ka ngelur shtatëzanë. Sipas kallëzimit që ka bërë në Polici 15-vjeçarja, ajo ka thënë se ngjarja ka ndodhur në muajin mars.

Hyri në shtëpi në një moment që unë isha vetëm dhe nuk kishte persona të tjerë në banesë. Më përdhunoi dhe u largua”,- është shprehur në dëshminë e saj e mitura.

E pyetur se përse nuk ka denoncuar më parë ngjarjen, 15-vjeçarja ka thënë se është kërcënuar nga Ligor.B për ta mbajtur të fshehtë ngjarjen. “Denoncimin e bëra pasi shtatëzaninë e kuptuan edhe familjarët dhe nuk kisha si ta fshihja më. Ai më kërcënonte vazhdimisht që të mos tregoja”,- është shprehur 15-vjeçarja e cila pretendon se është përdhunuar. Ndërkohë uniformat blu kanë marrë në pyetje edhe 55-vjeçarin Ligor.B.

Ai ka pohuar se nuk ka pasur asnjë marrëdhënie me vajzën. “Nuk është e vërtetë. Unë jam familjarë I rregullt dhe kurrë nuk kam kryer marrëdhënies seksuale me vajzën. Është një mashtrim për të më ngarkuar një ngjarje për të cilën as kam dijeni”,- ka thënë Ligor.B.

15-vjeçarja është 8-muajshe shtatëzanë dhe do të pritet analizat e ADN-së për të zbuluar nëse Ligor.B e ka përdhunuar të miturën, apo ajo ka gënjyer për ngjarjen.

55-vjeçari pritet të dalë para Gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë. Ngjarja ka tronditur zonën e Velçanit në Pogradec, ndërkohë që kanë qenë familjarët e 15-vjeçares, të cilët I kanë thënë të miturës të bëjë denoncimin për ngjarjen e ndodhur në muajin mars.

Redaksia online
D.T/Shqiptarja.com