POGRADEC-Dy punonjës të Ujësjellës Kanalizimeve në fshatin Tushemisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike duke punuar te pompa e ujit.
Sipas policisë, I.K. rreth 58 vjeç dhe D.K. rreth 38 vjeç, banues të dy në fshatin Memelisht duke punuar tek pompa e ujit aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Dy punonjësit kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa pas ndihmës së marrë në Spitalin e Pogradecit u nisën në Tiranë, për një mjekim më të specializuar ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com