Pogradec - Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.
Sipas informacioneve nga policia mësohet se në aksident janë përfshirë një furgon dhe një mjet tip ‘Opel’.
Si pasojë e përplasjes janë regjistruar vetëm dëme materiale ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia dhe lagështia si pasojë e reshjeve të shumta të shiut që kanë përfshirë qarkun e Korçës.
Komento
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)