Një 18 vjeçar u vu në pranga në Pogradec nga Rrugorja pasi dyshohet se aksidentoi një 6 vjeçar para dy ditësh, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi në datën 15 korrik, në Pogradec, teksa E.T., 18 vjeç përplasi me automjetin tip ‘Renault’ të miturin.
Ndërkohë automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
'Sektori i Policisë Rrugore ndaloi me iniciativë shtetasin E. T., 18 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se më datë 15.07.2024, në qytetin e Pogradecit, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka aksidentuar një 6-vjeçar, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. I mituri është jashtë rrezikut për jetën. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.', thuhet në njoftimin e policisë.