Pogradec,ASHE: Kandidati i djathtë
10.000.000 L të pashlyera Bashkisë

Shtabi Elektoral i kandidates së majtë për Bashkinë e Pogradecit Diana Mile, akuzon kandidatin e djathtë për këtë Bashki, Eduart Kapri, për borxhe të pashlyera ndaj Bashkisë së Pogradecit.

Përmes një njoftimi për mediat shtabi i kandidates deklaron se bizneset që fshihen mbas kandidatit Eduart Kapri i kanë Bashkise Pogradec rreth 10.000.000 lekë detyrime të pashlyera.

Për të majtët, PD ofron vetëm alternativën e betonizimit dhe të interesave personale pasi sipas tyre, kandidati  KAPRI  kërkon të vijë në krye të Bashkisë Pogradec  vetëm për të ndërtuar disa pallate të tjera dhe për të uzurpuar parqet, lulishtet, dhe hapësirat publike.

Të majtët kanë reaguar edhe për pretendimet e PD,  sipas të cilës, përfaqësuesit e saj nuk janë pranuar të vendosin materiale propagandistike në Pogradec, duke i kërkuar që ti provojë faktet me dokumenta.

“Pse nuk përmend Partia Demokratike dhe zyrat e saj elektorale të cilat janë po ashtu në Godinën e Bashkisë Pogradec e cila është dhe pronarë e ligjshme e zyrave ku sot ndodhet shtabi  elektoral i partisë Demokratike?”, thuhet në deklaratë.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
                

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Krujë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa punonte në një banesë private, humb jetën 45-vjeçari (EMRI)

Krujë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa punonte në një banesë private, humb jetën 45-vjeçari (EMRI)