POGRADEC - Panaire të larmishme, këngë e valle tradicionale dhe akrobaci në ajër. Ka qenë kjo atmosfera me të cilën u cel sot sezonin turistik 2013 në Pogradec, në të cilën morën pjesë qyteraë të shumë dhe turistë të huaj.

Ndikuar nga temperaturat e larta, këtë vit sezoni veror është celur më herët . Kreu i bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi është shprehur se krahës elementëve të rinj, ky qytet nuk do të shkëputet nga tradita dhe vecorite qe ofron Pogradeci.

Celien e sezonit turistik e ka përshëndetur edhe kreu i komunës Strugë, Zejadin Sela.

Celia e sezonit turistik në Pogradec është shoqëruar dhe me një panair, ku janë ekspozuar punime të ndryshme, artizanale, produkte ushqimore të zonëse.

Ndryshe nga vitet e kaluara celja u bë në plazhin e qytetit, ku pjesëmarrësit ndoqën aktivitete të larmishme. Pjesë e tyre kanë qenë edhe 20 pilotët më të mirë akrobatikë për shfaqen ajrore me parashuta, të cilët vinin nga Austria, Gjermania, Franca, Hungaria etj.

pogradec


pogradec
(Foto nga aktiviteti)

(ad.ti/shqiptarja.com)