Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit E. K., 51 vjeç, banues në Tiranë.
Procedimi ndaj tij filloi pasi ky shtetas duke qenë me detyrë administrator i një shoqërie, e cila po kryhen punime për ndërtimin e një Hidrocentrali në Njësinë Administrative Velçan, (gjatë punimeve) ka dëmtuar një segment rrugor me gjatësi 80 m dhe gjerësi 1.5 m, e cila i përket rrugës së vjetër EGNATIA.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme, neni 155 i Kodit Penal.


(Rruga 'Egnatia" e dëmtuar nga punimet e firmës)
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com











