POGRADEC - Shëtiste me motor, duke zhurmuar dhe dhunuar akustikisht qytetin e Pogradecit, por e ka ndaluar policia.

Dje filloi procedimi në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit Xh.B, 20 vjeç, banues në Guras-Pogradec, sepse po dje rreth orës 17.30 në qytetin e Pogradecit është kapur nga shërbimet e policisë, duke drejtuar mjetin motor të markës Kuang-Jang, i cili udhëtonte në qytet duke shkaktuar ndotje akustike dhe prishte rendin e qetësinë e qytetarëve.

Ai akuzohet për veprën penale “drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt, pa dëshmi aftësie”, si dhe “prishje e rendit dhe qetësisë publike”, të parashikuar nga neni 291 dhe 274 i K. Penal.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)