Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka përfunduar Klodjan Muço, 38 vjeç, banues në fshatin Mëmlisht.
Pas testit të alkoolit, Klodjan Muçu rezultoi se kishte konsumur sasi alkooli në masën e 0.83mg/l.
Njoftimi i plotë i policisë së Pogradecit në lidhje me këtë ngjarje:
Drejton mjetin në gjendje të dehur dhe nuk i bindet urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar.Arrestohet në flagrancë nga Policia.
Specialistët e Seksionit për Policinë Rrugore në Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :Klodjan Muço, 38 vjeç, banues në fshatin Mëmlisht-Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 02.11.2017 ky shtetas në Gur të Kuq-Pogradec, u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa AA 410 GR, në gjendje të dehur. Gjithashtu nuk iu është bindur punonjësve të Policisë për të ndaluar.Nga kryerja e testit me aparatin Dragger, ky shtetas rezultoi se kishte konsumuar alkool në masën 0.83 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale : “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 242 e 291 të Kodit Penal.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com











