POGRADEC - Të gjithë prodhuesit tradicionalë të verës kanë nxjerrë produktin e këtij viti mbrëmë në një organizim të përvitshëm, të shoqëruar me një panair të gatimeve tradicionale.

Edhe pse temperaturat shënonin disa gradë nën zero, përveç vendasve nuk kanë munguar në festë edhe mysafirët nga qytetet e tjera të vendit. Ata janë shprehur të entuziasmuar për këtë festë, që tashmë është kthyer në një traditë për qytetin e Pogradecit.

Kryetari i bashkisë ka përshëndetur gjithë prodhuesit, të cilët po mbajnë gjallë këtë traditë të çmuar për qytetin, duke i dhënë Pogradecit disa çmime ndërkombëtare.

pogradec
(Në foto: Nga festa e verës në Pogradec)

"Kemi vit pas viti miq më shumë jo vetëm nga Shqipëria, por dhe më gjerë, festë që tregon mikpritjen e pogradecarëve", u shpreh kryetari i bashkisë, Artan Shkëmbi.

pogradec
(Në foto: Nga festa e verës në Pogradec).

Festa e verës do të vazhdojë dy ditë. Në fund të saj një komision i posaçëm degustuesish do të shpallin verën fituese.

pogradec
(Në foto: Gatime tradicionale nga festa e verës në Pogradec).

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)