POGRADEC-Dy persona në Pogradec janë plagosur këtë të premte si pasojë e një shpërthimi të një granatë të vjetër.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se E.G 22 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore është plagosur pas shpërthimit të granatës, teksa punonte në tubacionet e ujësjellësit të shtëpisë së R.M.

Nga shpëthimi i kësaj granate ka mbetur i plagosur edhe pronari i shtëpisë R.M, 52 vjeç, i cili po e ndihmonte 22-vjeçarin të rregullonte defektin.

Policia ndodhet në vendngjarje ku po kryen të gjitha hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

pogradec granata
pogradec granata


Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com