POGRADEC- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradecit. Aksidenti është regjistruar vetëm pak minuta më parë afër një pike karburanti, në aksin nacional.
Sipas informacioneve paraprake, nga policia bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një mjet dhe një motor picash e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.
I plagosuri është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.