Një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali në fshatin Golit të Njësisë Administrative Proptisht në Pogradecit dhe ka goditur një automjet në rrugë ku udhëtonin katër persona.
Fatmirërisht nuk ka të lënduar nga kjo ngjarje. Automjeti i goditur nga shkëmbi udhëtonte në drejtim të fshatit Golik kur mbi të është përplasur masivi i gurëve. Kanë qenë reshjet e dendura të shiut të cilat kanë ndikuar në lëvizjen e gurëve dhe shkëputjen e shkëmbit. Kjo ngjarje rikthen edhë njeherë në vëmendje tragjedinë e Torovicës dy muaj më parë, kur shkëmbi zuri poshtë në automjet tre anëtarë të një familje (dy vëllezër dhe bashkëshorten e njërit prej tyre, e cila ishte shtatzënë.
/Shqiptarja.com

[gallery]25032[/gallery]
Flet drejtuesi i mjetit: Shkak punimet në rrugë
Pak orë pasi në fshatin Golik të Pogradecit ra një masiv shkëmbor dhe goditi nje makine, flet drejtuesi i mjetit Xhenis Kapri i cili ka thene per mediat:
“Isha me dy shokë në makinë dhe po kalonim rrugën. Një shkemb më goditi në pjesën anësore të makinës. Shokët e mi morën disa dëmtime të lehta. Shkak punimet në rrugë, firma asnjë masë sigurie. Rënia e shkëmbinjve e përsëritur në gjithë rrugën”.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

FOTO