Pogradec, nis projekti i pyllëzimit të
Tushemishtit, Koka: Mbrojmë mjedisin

Pogradec, nis projekti i pyllëzimit të<br />Tushemishtit, Koka: Mbrojmë mjedisin
POGRADEC - Ministri i Mjedisit, Lefter Koka inauguroi sot fillimin e zbatimit të projektit “Pyllëzim dhe krijim i kurorës së gjelbër Tushemisht”, në Komunën Buçimas në Pogradec.

Pas mbjelljes së fidanit të parë që shënon edhe zbatimin e këtij projekti Ministri Koka deklaroi se pyllëzimet dhe rehabilitimet e zonave të degraduara janë dhe do të jenë prioritet i Ministrisë së Mjedisit.

Sipas Kokës, buxheti i vitit të ardhshëm do të fokusohet edhe më tej në përmirësimin në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

“Qeveria Shqiptare gjatë vitit 2014 i dha rëndësinë e duhur mjedisit duke dhënë një buxhet që e solli mjedisin në qendër të opininit publik. Gjatë një viti kemi kryer një sërë investimesh në: Zonat e mbrojtura dhe parqe kombëtare; projekte rehabilitimi në Kune Vain, Divjakë, Shëtitoren e Drinit, Kodrën e Currilave në Durrës, etj Gjatë periudhës 2012-2013 buxheti ishte shumë modest, 5 fish më i vogël se buxheti kësaj qeverie për 2014 dhe 2015. Buxheti i vitit 2015 do të fokusohet në përmirësimin e ndjeshëm në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Më lejoni të përmend sërish ndërtimin e Djegësit Termik të Elbasanit, me vlerën prej 20 milion dollarësh, i cili do zgjidhë njëherë e përgjithmonë problemin e mbetjeve në qytetin më të ndotur të vendit. Në mbrojtje të mjedisit, buxheti i vitit 2015 parashikon 500 milionë lekë financim i brendshëm ndërsa në sajë të mbështetjes së qeverisë gjetëm bashkëfinancimin për të gjitha projektet e huaja.” tha ministri Koka.

lefter koka

Projekti që filloi sot zbatimin synon pyllëzimin dhe rehabilitimin e kurorës së gjelbër të Tushemishtit, të degraduar ndër vite si rezultat i mungesës së masave të domosdoshme për mbrojtje dhe rehabilitim.

Sipërfaqja që do të pyllëzohet nga ky projekt është 34 hektarë dhe këtu do të mbillen fidanë të llojeve llojeve Cedër, Mështeknë, Selvi, Pseudotcuga, Pishë e zezë dhe Hartinë.

Realizimi i projektit, synon rikthimin e kësaj zone në vlerat e mëparshme, duke krijuar një peisazh natyror me vlera të larta për basenin e liqenit të Pogradecit. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës