POGRADEC- Një polic i ka dhënë fund jetës duke vrarë veten me armën e shërbimit.

Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në qytetin e Pogradecit, ku Rezmi Ishallari, 45 vjeç, mori vendimin për t’i dhënë fund jetës, por akoma edhe më tragjike, në sytë e gruas dhe të vajzës.

Nga informacionet e deritanishme, rezulton se viktima të ketë vuajtur nga depresioni, ndërsa ende mbeten të pazbuluara shkaqet reale që quan policin drejt dhënies fund të jetës.

(gm/Shqiptarja.com)