POGRADEC - Edhe këtë vit Pogradeci do të celë sezonin turistik me rrugë të shkatërruara. Unaza e qytetit në të gjithë gjatësinë e saj është e mbushur me gropa, ndërkohë që automtetet e tonazhit të rëndë kalojnë mes për mes qytetit, duke rritur nivelin e ndotjes së ajrit.

Në të njëtat kushte ndodhet edhe aksi Pogradec - Lin ku punimet e nisura dy vjet më parë nuk kanë përfunduar ende.

Drejtuesit e mjeteve ankohen se cdo ditë mjetet e tyre pësojnë defekte, si pasojë e amortizimit të rrugëve.

Ndërkohë shqetësimi për ndërtimin e këtyre akseve ështe ngritur disa herë edhe nga bashkia e Pogradecit, por pa rezultat.

Me këto rrugë te demtuara, qyteti i Pogradecit ofron shumë pak për turistët, ndërkohë që kjo prek edhe vetë ekonominë e qytetarëve, pasi të ardhurat e tyre nga turizmi do të jenë më të uleta se më parë.

(ad.ti/shqiptarja.com)