POGRADEC - Një 32 vjeçar, ish-drejtori i një banke të nivelit të dytë në Pogradec është arrestuar pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke vjedhur mbi 100 mijë euro në bankën ku punonte, përmes transaksioneve të kryera.
Në pranga të policisë ka rënë Spartak Tupe, pasi ndaj tij Gjykata e Pogradecit ka dhënë vendimin “arrest me burg”, nën akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.
Sipas policisë, Tupe, në kohën që mbante postin e Drejtorit të një banke të Nivelit të Dytë, ka kryer transaksione nëpërmjet llogarive bankare të personave të ndryshëm, me qarkullim monetar rreth 600 mijë euro. Nga këto lëvizje, ekzistojnë dyshime të arsyeshme se shtetasi Spartak Tupe ka përvetësuar mbi 100 mijë euro..
Efektivët blu bëjnë të ditur se kanë qenë vetë drejtuesit ekzekutiv të kësaj banke, të cilët e kanë kallëzuar 32 vjeçarin në Prokurori. Pas këtij kallëzimi para 6 muajsh, Tupe është pushuar nga puna, ku menjëherë kanë nisur hetimet ndaj tij.
Pas hetimit të kryer nga ana e Prokurorisë, është provuar se 32 vjeçari është autor i vjedhjes së 100 mijë eurove, çka për pasojë ka sjellë edhe prangosjen e tij. Ish-Drejtori i bankës, Spartak Tupe, akuzohet tashmë për veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com